E Diel, 1 Nëntor 2026

Amerikanët zhvendosin 6 anijet e mbytura në Sarandë

SARANDE- Përfundoi sot projekti i përbashkët mes qeverisë së SHBA-së dhe Shqipërisë për zhvendosjen e mjeteve të lundrimit ushtarak të mbytura në portin e Sarandës rreth 13 vjet më parë.

Zyra e shtypit e ambasadës amerikane bëri të ditur se në ceremoninë e përfundimit të këtij projekti ishte e pranishme edhe e ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Deborah Jones, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj, zv/ministri i Mbrojtjes, Eqrem Spahia, zyrtarë të lartë ushtarakë si dhe stafi i anijes dhe autoritete të portit.

Gjatë kësaj ceremonie, znj.Jones theksoi rëndësinë e shtrirjes dhe zgjerimit të bashkëpunimit midis të dy vendeve.

Ndërsa në vendin e ri ku u zhvendosën anijet e nxjerra nga deti u vendos një pllakatë për të shënuar bashkëpunimin e SHBA-së me Shqipërinë, partneritetin dhe miqësinë mes të dy vendeve.
Anija GRAPPLE, në bashkëpunim me qeverinë e Shqipërisë, gjatë tre javëve të qëndrimit në vendin tonë, arriti të nxjerrë dhe zhvendosë gjashtë anije, ndërmjet tyre gjuajtës të vegjël dhe silurusa, të fundosur në Portin e Sarandës në vitin 1997. Projekti për nxjerrjen e këtyre anijeve pati një vlerë prej 1.5 milionë dollarë.

(d.b/ATA/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›