PS sërish akuza Vokshit, deputetja: Do denoncoj Ramën
TIRANE-PS akuzoi sot se kryeministri Berisha ka favorizuar për përfitime personale, kompaninë e bashkëshortit të deputetes Albana Vokshi, duke i dhënë të drejtën e shfrytëzimit të 4 nga 6 vendburimeve të naftës që ka vendi.
Ndërkohë deputetja Vokshi reagoi ndaj akuzave të radhës nga selia rozë, duke deklaruar se të denoncoj publikisht nga nesër korrupsionin që sipas saj kryen Edi Rama dhe persona krah tij.
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist Erion Braçe, nëpërmjet një deklarate për mediat, bëri të ditur sot një sërë dokumentesh, të cilat ngrenë dyshime për mënyrën sesi kompania "Stream Oil", ka arritur të përfitojë, duke qenë një kompani pa përvojën e duhur dhe me procedura të falsifikuara.
Deputeti socialist nënvizoi se "Stream oil" është favorizuar që nga blerja e 2 milion aksioneve me vlerë 5 milionë dollarë e deri tek procedurat e kryera nga notere të dala nga studioja e vajzës së kryeministrit, që kanë ndihmuar dhe biznesmenin Damir Fazliç.
“Më datën 15 gusht, pra vetëm 1 javë pasi ka marrë kontratat qeveritare, aksionerët e kësaj kompanie hyjnë në transaksione dhe blejnë 2 mln aksione të themeluesve të Stream Oil, me një vlerë prej 5 mln dollarësh. Dokumenti është ky. Ajo që është e rëndësishme të thuhet në këtë rast, ka të bëjë me faktin që zyrtarët e kompanisë fshehin shitësin e këtyre aksioneve”, theksoi Braçe.
Braçe ka akuzuar drejtpërdrejt Berishën, se në ndihmë dhe të studios së vajzës së tij ka favorizuar këtë kompani si shumë të tjera në vend. Sipas tij nuk bëhet më fjalë për një aferë korruptive, por për kapje të shtetit nga kryeministri dhe familja e tij.
Reagon Vokshi
Por, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një deklaratë publike ditën e sotme, siguroi se "duke filluar që nga dita e nesërme, me fakte dhe dokumenta reale konkrete, do të denoncoj publikisht korrupsionin e Edvin Ramës dhe personave që me të i lidhin interesat e mëdha materiale financiare".
Në lidhje me akuzat e Partisë Socialiste për mosdeklarim të pasurisë të saj, Vokshi sqaroi se çdo deklarim timin që nga viti 2005 e deri më sot e kam bërë duke respektuar me përpikmëri legjislacionin në fuqi. Ajo tha se i kam kërkuar personalisht Inspektoriatit të Lartë te Deklarimit të Pasurive që të shqyrtojë deklarimet e mia të pasurive të të gjitha viteve dhe vetë drejtuesi i ketij institucioni, në prononcimin e tij për media, ka deklaruar që legjislacioni në fuqi nuk vë asnjë detyrim ndaj meje që të deklaroj pasuritë e personit me të cilin bashkëjetoj.
Në këtë kontekst, Vokshi i kërkoi z. Rama që të bëjë ai vetë i pari deklarimin real jo vetëm të pasurive të tij, por edhe të personave me të cilët ka bashkëjetuar dhe bashkëjeton.
Sipas saj, akuzat e Ramës "në lidhje me të ashtuquajturën pasuri prej 4 miliarde dollaresh, gjoja dhurate qe me eshte bere nga Kryeministri", janë një genjeshtër që as femijët nuk e besojnë.
Përsa i përket akuzave në lidhje me kompaninë 'Stream Oil & Gas', Vokshi thekson se "është e turpshme të sulmohet një kompani publike kanadeze, e listuar ne bursen e Torontos, që financohet nga disa nga investitorët më të fuqishem në botë JP Morgan, Hayëood etj në fushën e hidrokarbureve, energjisë etj e që për shkak të seriozitetit të tyre nuk do të pranonin asnjëherë që të bëheshin pjesë e asnjë korrupsioni qeveritar".
Vokshi vuri në dukje se "deklaratat publike të kohëve të fundit rreth “Stream” janë deshmi e sulmeve ndaj investitoreve te huaj dhe e dëshires së Edi Rames per t’i larguar ata. Dhe nuk është hera e parë që ndodh kjo".
Duke folur rreth akuzave në lidhje me kompaninë 'Vizion Construction', Vokshi sqaron opinionin se subjektet detyrohen nga Edi Rama që në përfitim të lejeve te ndertimit t’i japin atij pjesen perkatese. "Konkretisht zoti Rama e di që në truallin ku kjo kompani ka kontratë me pronaret ai zotëron 20% të ndërtimit, në emër të sekserit te tij Dritan Avllaj, i njohur në Tiranë si Tan Lepri. Dokumenti qe verteton kete ortakeri u publikua dhe ne median periodike", tha Vokshi.
Deputetja Vokshi siguroi se për të gjitha akuzat e bëra në emër të saj, "për të gjithë dëmin moral mbi mua dhe familjen time, si dhe për dëmin e madh material që po shkaktohet çdo ditë nga sulmet denigruese", të gjithë personat përgjegjës, duke filluar nga Edvin Rama, do të përgjigjen para ligjit.
(d.b/BalkanWeb)