E Diel, 1 Nëntor 2026

KE: Greqia të marrë këstin 100 mld euro kredi

ATHINE-Komisioni Europian rekomandoi sot që Greqia të marrë këstin e dytë të kredise prej 100 miliard euro, pasi ka plotesuar kushtet e vendosura ne bazë të marrëveshjes së rënë dakord me Bashkimin Europian dhe Fondin Ndërkombetar Monetar.
Athina ka marrë tashmë 20 miliard euro si pjesë e këstit te pare te kredise ndersa qeveria greke ka bere shkurtime te medha ne shpenzimet publike ne perpjekje per te reduktuar deficitin buxhetor te vendit, por rritja ekonomike e vendit eshte goditur gjithashtu nga keto masa.
Ekonomia greke eshte tkurrur me 1,5 per qind ne tremujorin e dyte te ketij viti. Ne fillim te ketij muaji, FMN deklaroi se Greqia ka bere nje fillim te forte ne perpjekjet per reduktimin e deficitit duke shtuar se ka besim se Greqia do te marre edhe pjesen tjeter te kredise. Ministrat e financave te eurozones do te mblidhen ne Bruksel ne 7 shtator per te nenshkruar pagesen e kestit prej 9 miliard euro qe pritet te merret ne 13 shtator. “Greqia ka menaxhuar ne menyre impresionuese konsolidimin e buxhetit gjate gjysmes se pare te 2010-es dhe ka arritur nje progres te shpejte ne reformat kryesore strukturore”-tha komisioneri europian i ceshtjeve ekonomike dhe monetare Olli Rehn. Por ai shtoi se mbeten ende sfida dhe rreziqe. Sipas shifrave me te fundit te ministrise greke te financave, deficit grek arrinte deri ne 12,1 miliard euro ne fund te korrikut.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›