E Diel, 1 Nëntor 2026

Amerikanët zhvendosin 6 anijet e mbytura në Sarandë

Sarandë, 19 gusht - Përfundoi të enjten projekti i përbashkët mes qeverisë së SHBA-së dhe Shqipërisë për zhvendosjen e mjeteve të lundrimit ushtarak, të mbytura në portin e Sarandës rreth 13 vjet më parë.
Zyra e shtypit e ambasadës amerikane bëri të ditur se në ceremoninë e përfundimit të këtij projekti ishte e pranishme edhe e ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Deborah Jones dhe ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ferdinand Xhaferraj.
Në vendin ku u zhvendosën anijet e nxjerra nga deti u vendos një pllakat për të shënuar bashkëpunimin e SHBA-së me Shqipërinë, partneritetin dhe miqësinë mes të dy vendeve.
Anija GRAPPLE, në bashkëpunim me qeverinë e Shqipërisë, gjatë tre javëve të qëndrimit në Sarandë, arriti të nxjerrë dhe zhvendosë gjashtë anije, ndërmjet tyre gjuajtës të vegjël dhe silurusa, të fundosur në Portin e Sarandës në vitin 1997. Projekti për nxjerrjen e këtyre anijeve pati një vlerë prej 1.5 milionë dollarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›