E Diel, 1 Nëntor 2026

Basketboll, Berisha nëntë pikë kundër Gjeorgjisë

Lodz, 19 gusht - Fundori kosovar Dardan Berisha ka shënuar nëntë pikë për të ndihmuar fitoren e Përfaqësueses së Polonisë kundër Gjeorgjisë, në kuadër të eliminatoreve për "Eurobasket 2011". Ndeshja e luajtur të martën mbrëma në Lodz të Polonisë përfundoi me shifrat 67:58 në të mirë të përfaqësueses vendase. 21-vjeçari Berisha u paraqit në pesëshen e parë të Polonisë. Në parket qëndroi 29 minuta. Ai pati edhe tri kërcime, tri asistime, një top të rrëmbyer dhe një të humbur. Për dy pikë qëlloi të katër tentativat, për një pikë shënoi një herë nga dy tentativa, ndërsa huqi të gjitha gjashtë gjuajtjet që kishte për tri pikë. Me këtë fitore Polonia është ngritur në pozitën e dytë të grupit C eliminator. Ka tri fitore e dy humbje. Bilanc të njëjtë kanë edhe Bullgaria dhe Gjeorgjia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›