E Shtunë, 31 Tetor 2026

Himare, Levizja Studentore: Jo hetimit te njeanshem

Levizja Studentore e qytetit te Vlores akuzon per hetim te njeanshem dhe kerkon lirimin e 7 prej 8 te arrestuarve te ngjarjes ne Himare, ku si pasoje e perplasjes me makine mbeti i vdekur himarjoti 32 vjecari Aristotel Guma. Ngjarja ndodhi me 12 gusht dhe per vrasjen policia ndaloi drejtuesin e mjetit, Ilir Muka si dhe 7 te rinj. "Nuk kane pse rrine te burgosur per shkak te genjeshtrave dhe presionit te politikaneve ketej dhe andej kufirit shqiptar", thuhet ne peticionin qe kane derguar prane prokurorise se rrethit. "Kembengulim ne lirimin e tyre, pasi gjykojme se arrestimi i tyre ka qene politik, thjesht per te kenaqur interesat e tyre aspak ligjore dhe kombetare", vazhdon me tej deklarata.
"Jemi ketu para prokurorise se Vlores per t'i bere me dije, se te rinjte e Vlores te cilet kane bere vetem nje aksident dhe asgje tjeter jane burgosur ne menyre te pa drejte nga gjykata e Vlores, kur nga bllokuesit e rruges te cilet e mbajten per me shume se 15 ore bllokuar nuk ka te ndaluar dhe asnje te shoqeruar. Po ashtu dhe per ata persona qe dhunuan gazetaret nuk eshte marre asnje mase dhe nuk eshte bere asgje per venien para drejtesise te dhunuesve. Ne i kerkojme prokurorise te zbatoje ligjin si dhe te liroje sa me pare te rinjte te cilet mbahen ne ambientet e paraburgimit ne menyre te pa drejte", thuhet ne deklaraten e Levizjes Studentore. Edhe me heret avokati i Ilir Mukes 20 vjecarit tashme nen prangat e policise, negociator ne lirimin e te vetedorezuarit pati thene se drejtesia duhet te beje punen e saj dhe kur punon e flet ajo politika dhe feja duhet te heshtin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›