E Diel, 1 Nëntor 2026

"Dule-Bollano po ia kalojne Athines"

Partia Drejtesi dhe Unitet ka akuzuar direkt dy subjektet qe perfaqesojne minoritetin grek ne vend se po perdorin qellime nacionaliste aksidentin qe ndodhi disa dite me pare ne Himare. Ne nje deklarate per mediat, PDU shprehet se zelli i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut dhe shoqates Omonia per ta paraqitur kete aksident si nje ngjarje me motive etnike, ka dale edhe jashte kufijve te vendosur nga Athina zyrtare. "Nacionalizmi i shprehur prej drejtuesve te PBDNJ dhe Omonia ka kaluar akoma edhe caqet e Athines zyrtare, e cila nuk nguroi dje t'i kritikonte per kete politizim", thuhet ne deklarate. Nga ana tjeter PDU-ja terheq dhe vemendjen e Kryepeshkopit Janullatos, duke i sugjeruar kreut te kishes ortodokse qe qendrime te tilla te mbaje te per te gjitha aksidente dhe vrasjet kriminale, ose te mos mbaje asnje qendrim. "Fqinjet tane jugore, drejtuesit e organizatave te minoritetit grek dhe kryepeshkopi i Kishes Ortodokse Shqiptare, duhet te vetepermbahen nga politizimi i ketij krimi dhe te respektojne normat nderkombetare te mosperfshirjes ne punet e brendshme te institucioneve te pavarura shqiptare", thuhet ne deklaraten e PDU-se. Sipas PDU-se hiresia e tij, kryepeshkopi i Tiranes, Durresit dhe Gjithe Shqiperise, Anastasi duhet te merret me shume me lutjen per prehjen e shpirtit te bashkeqytetarit tone dhe te shmanget ndaj deklaratave qe paragjykojne kete akt, duke vendosur ne pikepyetje vete arsyen e reagimit te tij. "Ky ishte reagimi i tij i pare per nje vrasje me motive etnike dhe kjo ishte hera e pare e dyshuar per vrasje me motive etnike ku i akuzuari eshte shqiptar dhe viktima vetedeklarohej si grek. Ne gjitha rastet e tjera te racizmit dhe ksenofobise ku shqiptaret jane vrare nga shtetas me kombesi apo shtetesi greke, kryepeshkopi ka heshtur", thuhet ne deklaraten e PDU-se. Nga ana tjeter PDU i kujton kryepeshkopit Janullatos se kur ju kerkuar nje liturgji per mijera viktima te popullsise came, ai nuk e beri dicka te tille. "I kerkojme Hiresise se Tij, qe ne mos te jete drejtuesi shpirteror i ortodoksise shqiptare, sic e do tradita e Kishes sone, nga Fan Noli, Visarion Xhuvani, Kristofor Kisi, e te tjere, se paku te mos luaje rolin qe dikur ka luajtur Pandelejmon Kotokoja, duke pare besimtaret greke si te nenes dhe besimtaret shqiptare si te njerkes", thuhet ne deklaraten e PDU-se.

Ngushellimi
Partia per Drejtesi dhe Unitet ne deklaraten e saj shpreh dhimbjen per humbjen e jetes se 35 vjecarit Aristotel Guma. Ne deklaraten e bere dje per mediat, PDU ngushellon familjen duke kerkuar qe te gjitha subjektet politike te respektojne tragjedine e familjes Guma dhe te shmangin deklaratat e pabazuara ne prova.

Akuza
"Reagimet e minoritetit grek, te drejtuara nga kryetari i Omonias, Bollano dhe kryetari i PBDNJ, Dule jane raste flagrante te nje tentative per te perfituar politikisht dhe per te demtuar Shqiperine ne mes te sezonit turistik. Kjo perforcohet nese marrim parasysh qendrimin dinjitoz te familjes te te ndjerit", thuhet ne deklarate

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›