Amerikani arrestohet per aktivitet spiunazhi
Autoritetet amerikane kane arrestuar nje ish-punonjes te ushtrise amerikane, i cili dyshohet per aktivitet spiunazhi. Ben-Ami Kadish, i cili punonte si inxhinier ne nje baze ne Nju Xhersi dyshohet se ne fillim te viteve '80 i ka dhene Izraelit dokumente sekrete, nder to edhe dokumente mbi armet berthamore te SHBA. Perpara nje gjykate ne Manhatten, 84-vjecari iu pergjigj dje ndaj akuzave per komplot ne kater raste. Qeveria izraelite e cilesoi te parendesishme aferen e spiunazhit. Rasti kujton qytetarin amerikan Jonathan Pollar, i cili u denua me burg te perjetshem per shkak te spiunazhit per sherbimin sekret izraelit.