E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhimi Karter, triumf ne negociatat Palestine-Izrael

Organizata Hamas shprehet e gatshme te pranoje shtetin palestinez dhe marreveshjen e paqes me Izraelin, me kusht qe marreveshjet midis Kryeministrit Olmert dhe Presidentit Abbas t'u parashtrohen per miratim palestinezeve. Ish-presidenti amerikan, Xhimi Karter, udhetoi nente dite neper Lindjen e Aferme per te ndermjetesuar ne konfliktin e ketij rajoni. Izraeli dhe SHBA e kritikuan misionin ndermjetesues, sepse Karter perfshiu ne bisedime edhe Hamasin, me nje rezultat shume te papritur. Ai po perpiqet te mbylle nje te care ne diplomacine e Shteteve te Bashkuara ne Lindjen e Aferme. Ndaj u ul ne nje tryeze me Hamasin ne Kajro dhe Damask. "Ata thane se do te pranonin nje shtet palestinez ne kufijte e 1967-es, ne rast se nje hap te tille do ta perkrahnin palestinezet - dhe se do ta pranonin te drejten e Izraelit per te jetuar ne paqe me ta si fqinji i tyre, me kusht qe marreveshjet midis Kryeministrit Olmert dhe Presidentit Abbas t'u parashtrohen per miratim palestinezeve, megjithese Hamasi mund te mos pajtohet me pjese te marreveshjes", lajmeroi ndermjetesi amerikan.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›