E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE miraton raport per Maqedonine

Parlamenti Evropian miratoi dje nje raport per Maqedonine, ku thuhet se vendi ka arritur perparim ne integrimin drejt Bashkimit Evropian. Ndersa percaktohet se mosmarreveshja me Greqine per emrin nuk duhet ta pengoje ne rrugen e saj drejt BE-se. Raporti u pergatit nga eurodeputeti holandez, Erik Mejer dhe u miratua me 601 vota "per", 25 "kunder" dhe 30 abstenime. "Ceshtja e emrit nuk duhet te jete pengese per anetaresimin e IRJM-se ne organizatat nderkombetare, sic eshte parashikuar edhe ne Marreveshjen e vitit 1995, qe eshte ende ne fuqi", thuhet ne raport. Ne fakt, raporti duhej te ishte miratuar me 10 prill, por votimi u shty per shkak te presionit te eurodeputeteve greke.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›