Hillary Clinton shenon fitore te rendesishme
Ne garen per kandidaturen e demokrateve ne zgjedhjet presidenciale amerikane, senatorja Hillary Clinton shenoi ne Pensilvania nje fitore shume te rendesishme. Sipas numerimeve me te reja, senatorja ka fituar rreth dhjete per qind me shume vota se kunderkandidati i saj, Barack Obama. Ne kete menyre, Hillary Clinton ia doli te evitoje eliminimin e parakohshem dhe shpreson se tani ka filluar nje kthese ne trendin e votimeve. "Me votat tuaja sot ne Pensilvania eshte shenuar kthese dhe ka filluar nje faqe e re", deklaroi Hilary, e pershendetur nga mijera simpatizante te saj ne Filadelfia.