E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ami Uinhaus pëlqen gjinjtë e Keli Osburnit



Ylli i muzikës Ami Uinhaus i ka thënë mikeshës së saj Keli Osbourn se ajo ka gjinj ‘të shkëlqyeshëm’. Duke shkruar në autobiografinë e saj të re “Fierce”, Osbourn ka rikujtuar herën e parë kur ka takuar Uinhausin, në Brit Awards në vitin 2007.
“E takova Amin në “Brit Awards” në vitin 2007. Ajo më tha, ‘Ok, Kel. Ke gjinj të shkëlqyeshëm.’ Në moment më pëlqeu ajo. Jam shumë e privilegjuar që ajo nuk është Ami i mediave”. Keli shton se “Ami jep këshillat më të mira. Të gjithë njerëzit e talentuar kanë probleme, pasi nuk mund të përshtaten me këtë. Thellë, ajo dëshiron të ketë familje, të rehatohet dhe të qëndrojë e qetë. Ami nuk është budallaqe”.

31 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›