Kirsten Dunst i rikthehet alkoolit
Aktorja Kirsten Dunst është kthyer në rrugën e alkoolit vetëm një vit pas betejës së gjatë që artistja zhvilloi në qendrat e rehabilitimit. Ylli i filmit “Spider-Man” u mendua se do të qëndrojë larg alkoolit, që nga koha që kaloi në rehabilitim vitin e kaluar, por duke parë aktoren që pi në një bar në Los Anxhelos, tashmë në media janë kthyer dyshimet mbi gjendjen e saj. “National Enquirer” citon një burimin sipas të cilit, aktorja Kirsten Dunst i ka kërkuar shoqëruesit që të porosisë një dopio vodkë, ndërkohë që ky i fundit e mbante për krahu që ajo të mos rrëzohej… Pra, duket qartë se Kirsten ishte e dehur.
Lohan pajtohet me babanë
Lindsej Lohan duket se ka bërë paqe me babanë e saj, pasi është parë duke bërë shoping me të në Kaliforni. Babai dhe vajza kanë pasur një raport jo të mirë që kur Majkëll u nda nga nëna e Lohanit, Dina, dhe pas kalimit të tij në burg, si pasojë e një aksidenti kur ai ishte në gjendje të dehur. Majkëll më pas ka kundërshtuar lidhjen homoseksuale të vajzës së tij me DJ Samanta Ronson, duke thënë se britanikja kishte ndikim të keq te Lohan. Por, duke parë dyshen që bën shoping së bashku, bëhet e qartë se ata kanë bërë paqe mes tyre. Majkëll vizitoi vajzën tij fundjavën e kaluar, pasi shtëpia e saj ishte plaçkitur. Madje, ai u zotua se do t’i kapte keqbërësit.
31 Gusht 2009