Amik Kasoruho sjell ne shqip Damka e Turpit
Libri "Damka e Turpit", e shkrimtarit amerikan Nathaniel Hawthorne, ka ardhur në shqip nga mjeshtri i përkthimit, Amik Kasoruho. Historia e këtij roman i ka fillesat 160 vjet më parë, kur shkrimtari amerikan me “Damkën e turpit” ndihmoi shoqërinë amerikane të shpërfillte dhe të rindërtonte konceptet etike që lidhen me gruan, rolin e saj dhe portretin që ajo rrezaton në shumësinë e ndjenjave, emocioneve, asaj që ka dhe di të japë me dinjitet, qoftë edhe duke humbur. Ndaj Kasoruho e cilëson një vepër mjaft interesante dhe mbi të gjitha aktuale.Vepra është shkruar në vitin 1850, është një histori dashurie e vendosur në një situatë historike të vërtet. Kjo konsiderohet si kryevepra e autoriteve Hawthorne. Kjo vepër u promovua në ambientet e Ministrisë së Kulturës.