E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola zbulon kerkesat per rinovimin e kontrates

Pep Guardiola dhe Barcelona janë gjithmonë e më pranë rinovimit. Trajneri është takuar në zyrën e tij në “KAmp Nou” me menaxherin Josef Orobtig dhe me krahun e djathtë, Tito Vilanova. Takimi ka shërbyer për të diskutuar rreth situatës aktuale për vazhdimin e aventurës në krye të stolit “blaugrana”.
Ndërkohë, pas asaj mbledhje kanë dalë edhe dy kushtet e përcaktuara nga Guardiola për të firmosur kontratën e re me Barçën: të fitojë një euro më shumë se Murinjo dhe që Vilanova të përfitojë kontratë me vlerë 4 milionë euro në vit.
Në javët e fundit, duket se Guardiola është bindur përfundimisht që të vazhdojë aventurën te Barcelona, mbi të gjitha prej mbështetjes dhe respektit që gëzon në skuadër. Ksavi ka shpjeguar se “ekipi nuk është gati për largimin e Pep”, ndërsa Leo Mesi nënvijëzoi se “trajneri është më i rëndësishëm” edhe se ai vetë.
Me fjalë të tjera, tekniku i Barçës është gati të firmosë, por i parashtroi dy kushte presidentit Sandro Rosell. Më i rëndësishmi është që të fitojë një euro më shumë se Zhoze Murinjo, që te Reali i Madridit përfiton 10 milionë euro neto në sezon. Një mesazh i tipit: “Jam më i mirë se Mou dhe nëse doni të më mbani meritoj më tepër se ai”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›