E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amnesty International: Të hetohen vrasjet

TIRANE- Amnesty International u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare të hetojnë vdekjet e tre personave gjatë protestës antiqeveritare në Tiranë.

“Policia ka të drejtë të ruajë rendin dhe të mbrojë opinionin, por nuk duhet të përdorë forcë të tepruar kundër atyre që kanë të drejtën legjitime për të protestuar”, ka thënë Andrea Huber, zëvendësdrejtor i Amnesty International për Europën dhe Azinë Qendrore.

Sipas policise tre protestuesit vdiqën nga të shtënat në distancë të afërt me armë të kalibrit të vogël.

Tre të vdekur dhe 61 të plagosur rëndë është bilanci i përleshjeve të ashpra mes demonstruesve dhe forcave të rendit. Nga të plagosurit rëndë, por pa rrezik për jetën, janë 31 civilë dhe 27 policë.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›