Moshat, pas KolësFSHF ofertë Hasite Strakoshës
TIRANE- Gjetja e trajnerëve për ekipet kombëtare të moshave duket se është kthyer në një shqetësim për drejtuesit e Federatës. Kjo është një e drejtë ekskluzive e presidentit Duka, ndërsa ai duket në dilemë për gjetjen e njerëzve të përshtatshëm për një pozicion të tillë. Kontaktet kanë nisur me shumë teknikë, ndërsa një nga të parët që ka marrë telefonatë nga FSHF ka qenë Bledar Kola, i cili punon me të rinjtë e AEK-ut dhe ka eksperiencën e duhur për këtë punë. Por, ish-fantazisti kuqezi e ka refuzuar këtë detyrë, për shkak të impenjimeve që ka në kryeqytetin helen. Ndërkohë, një tjetër ofertë i ka shkuar ish-portierit Foto Strakosha, që gjithashtu gëzon përvojë në punë të tilla.
“Një tjetër emër që i është propozuar kjo detyrë është Besnik Hasi, por ai ka një mungesë eksperience me të rinjtë, për shkak se ka bërë vetëm detyrën e ndihmës trajnerit të skuadrës së parë të Anderlehtit”, tha zëdhënësi për shtyp i Federatës Lirim Zalla pas një mbledhjeje të mbajtur ditën e enjte në FSHF për çështjet e ekipit kombëtar. Ndërkohë, është vendosur edhe një ndryshim në mënyrën sesi do të punohet me moshat. Kështu, trajneri i U17 do të ketë edhe skuadrën e 16 vjeçarëve, në mënyrë që t’i ndjekë më të rinj, ndërsa ai i U19, do të punojë edhe me grupmoshën e U18. Një ndihmë e madhe për këtë janë edhe zyrat e reja të talenteve të krijuara në rrethe. Vetëm pak ditë para fundit të vitit, Duka shkarkoi nga detyra trajnerët e ekipeve U15, U17 dhe U19, respektivisht Sulejman Demollarin, Ardi Memën dhe Ramadan Shehun. Rezultatet e tyre me këto skuadra kanë qenë një katastrofë e vërtetë në vitet e fundit. Por, çudia e Dukës ishte mbajtja në detyrë e trajnerit të Shpresave Artan Bushati, i përfunduar shpesh nën akuzë për rezultatet e çuditshme të 21 vjeçarëve. Pas humbjes 4-0 me Kroacinë, ish-futbollisti i kombëtares Adrian Aliaj, i pranishëm atë ditë në stadium deklaroi publikisht se futbollistët i kishin pohuar, që kishin marrë urdhër për të hapur portën.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)