Amnesty International: Dënimi me vdekje po i përket së kaluarës
SHBA- “Prirja drejt heqjes së dënimit me vdekje vazhdon, pavarësisht nga fakti se disa vende kanë rifilluar ekzekutimet në vitin 2012″, thotë Amnesty International e cituar nga BBC-ja.
Ekzekutimeve në Indi, Japoni, Pakistan, dhe Gambia ishin zhgënjyese, thuhet në shënimet e AI-së.
“Por gjetkë dënimi me vdekje ishte duke u bërë një gjë e së kaluarës”,- tha sekretari i përgjithshëm Salil Sheti.
Pesë vendet që kryejnë ekzekutimet më të mëdha mbeten Kina, Irani, Iraku, Arabia Saudite, dhe SHBA-të.
Amnesty International nxjerr në pah një rritje alarmante në përdorimin e dënimit me vdekje në Irak, me pothuajse dyfishin e numrit të ekzekutimeve të vitit të kaluar në krahasim me vitin 2011, nga 68 deri në të paktën 129.
Sipas AI-së të paktën 314 ekzekutime ndodhen në Iran në vitin 2012 dhe të paktën 79 në Arabinë Saudite. SHBA-të realizuan 43 ekzekutimem numër i njëjtë ky si në vitin 2011.
Megjithatë, nuk ka statistika të sakta që mund të jepen për Kinën, ku numrat janë sekret, por grupi thotë se beson se mijëra të tjerë u ekzekutuan, më shumë se pjesa tjetër e botës vënë së bashku.
Vitin e kaluar, sipas raportit, metodat e ekzekutimit ishin varja, prerja e kokës, pushkatimi dhe injeksion vdekjeprurës.
Ekzekutimet në 2012-ën sipas shteteve
Dorina Bilbili/IDEA/