Nuk paguante dot kredinë, vetëvaret 65-vjeçari në Devoll
Korçë- Mosshlyerja e një kredie të marrë disa kohë më parë kë detyruar një 65-vjeçar në Devoll të vetëvaret.
Sipas burimeve policore ngjarja ka ndodhur në fshatin Ponçarë dhe viktima është shtetasi me inicialet S.H, i cili u gjet mëngjesin e sotëm i pajetë në një kasolle pranë shtëpisë.
Nga ekzaminimet e para është vënë re se ai nuk ka pasur shenja dhune, ndërsa policia po heton për të zbuluar më shumë detaje rreth shkaqeve të ngjarjes. Mësohet se ai prej disa kohësh vuante nga depresioni.