Kërcinimi për shfarosje i Veriut, Jugu shton vigjilencën raketore (FOTO)
Kore- Koreja e Jugut ka ngritur nivelin e alarmit për “kërcënimin jetik” mes indikacioneve se Veriut po përgatitet për një provë raketash.
Së paku një nga raketat balistike me një rreze 3,000 km është ushqyer dhe është e gatshëm për lançim, thonë burimet e SHBA-ve dhe Koresë së Jugut për BBC-në.
Pheniani ka bërë kërcënime luftarake kundër Koresë së Jugut, Japonisë dhe të bazave të SHBA-ve në rajon.
Kërcënimet ndjekin sanksione të reja të ashpra të imponuara nga OKB-ja për Korenë e Veriut muajin e kaluar pas testit të tretë të saj bërthamor.
Më vete, një hetim fillestar nga Jugu mbi një sulm kibernetik muajin e kaluar që prekur një numër të bankave dhe të transmetuesve ka nisur.
Të martën, Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki-mun paralajmëroi se kriza në gadishullin korean mund të bëhet “e pakontrollueshme”.
Ai edhe një herë i bëri thirrje Koresë së Veriut që të zbusë “retorikën provokative” të saj dhe të mbatë të hapur një kompleks të përbashkët industrial Veri-Jug.
Që kur sanksionet e OKB-së u imponuan, Pheniani ka kërcënuar se do të përdorë armë bërthamore dhe ka thënë se do të rifillojë një reaktor bërthamor.
Javën e kaluar, ajo paralajmëroi se nuk do të jetë në gjendje për të garantuar sigurinë e personelit të huaj të ambasadave pas 10 prillit dhe se vendet duhet të fillojnë evakuimin e stafit të tyre diplomatik.
Dorina Bilbili/IDEA/