E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Amnesty International: FIFA dështoi në mbrojtjen e të drejtave

“Kërcënimet e minutës së fundit ndaj lojtarëve të Kupës së Botës në Katar për mbajtjen e mesazheve në mbështetje të të drejtave të njeriut dhe barazisë janë shembulli i fundit i dështimit të FIFA-s për të mbështetur plotësisht vlerat dhe përgjegjësinë e saj”. Është kjo një deklaratë nga Steve Cockburn, kreu i drejtësisë ekonomike dhe sociale në Amnesty International, në përgjigje të kërcënimeve nga FIFA për të ndëshkuar lojtarët që synonin të mbanin shiritin në krahë me një zemër ylber dhe fjalët ‘One Love’ për të treguar mbështetje për komuniteti LGBTI.

“Ne përshëndesim guximin e ekipeve dhe lojtarëve që kanë folur për të drejtat e njeriut dhe shpresojmë që ata të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Tifozët, lojtarët dhe shoqatat e futbollit duan të sigurojnë që futbolli mund të jetë një mjet për promovimin e të drejtave të njeriut dhe FIFA duhet t’i kushtojë vëmendje këtyre thirrjeve”.

“Ajo jo vetëm që duhet të inkurajojë mesazhet e barazisë, por edhe të ndërmarrë veprime proaktive për të siguruar mbrojtjen e personave LGBTI”, theksoi Cockburn. “Dhe të mos harrojmë punëtorët emigrantë që bënë të mundur turneun. Ata duhet të kompensohen plotësisht për abuzimet e papërshkrueshme që pësuan”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›