E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Trajneri i Iranit, në mbrojtje të lojtarëve: Mos jepni leksione

“Këta djemë duan të luajnë futboll, mos u jepni leksione apo të pretendoni të bëni moral”. Trajneri i Iranit, portugezi Carlos Queiroz, del në fushë në mbrojtje të lojtarëve të tij, të cilët u tunduan nga një pjesë e turmës sepse nuk kënduar himnin para fillimit të ndeshjes kundër Anglisë, në solidaritet me protestuesit iranianë.

 “Kushdo që nuk dëshiron t’i mbështesë këta djem duhet të qëndrojë në shtëpi”, shtoi Queiroz. “Ne kemi mendimet tona dhe i shprehim ato kur mendojmë se është e drejtë. Këta djem duan të luajnë për njerëzit e tyre. Por ata janë të rinjë dhe kjo atmosferë peshon”.

Një sfidë e lojtarëve të Iranit, që detyroi TV kombëtar Iranian të ndërpriste edhe transmetimin e sfidës, një sinjal i qartë se pasojat nuk do të mungojnë për këtë veprim. Mediat e huaja bëjnë të ditur se lojtarët ishin paralajmëruar për një veprim të tillë, por kjo nuk i ka penguar të vazhdojnë në të tyren.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›