Amnesty International: Të ndërhyhet urgjentisht për romët e dëbuar!
TIRANE- Pas prishjes së 8 barakeve të tjera të romëve pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë, reagon sërish Amnesty International, duke I bërë thirrje autoriteteve shqiptare të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje për ta.
“Familjet rome që u dëbuan më 7 gusht nga barakat e tyre deri më tani janë të pastreha. As autoritetet lokale të Tiranës dhe as qeveria nuk kanë bërë asgjë për të ndihmuar këta persona dhe për t’ju siguruar atyre një strehim alternativ”.
Sipas AI, këto familje jetonin prej 10 vitesh në rrugën e Kavajës në Tiranë, ndërsa u dëbuan që aty me forcë edhe pse policia e shtetit kishte dhënë urdhër që kompania në fjalë të mos dëbonte romët deri në gjetjen e një zgjidhje.
AI thekson se familjet rome të dëbuara nga vendbanimet e tyre kanë fjetur në rrugë, pasi nuk kanë ku të shkojnë, ndërsa ndihma në ushqime e ujë marrin nga OJQ-të.
Ndër të tjera AI vijon apelin e saj të fortë për të gjetur një zgjidhje për familjet rome.
“Autoritetet të ofrojnë ndihmë të menjëhershme për familjet rome të pastreha pas dëbimit të tyre me dhunë, t’ju sigurojnë një strehim alternativ, i cili plotëson standardet ndërkombëtare, duke përfshirë Udhëzimet e Kombeve të Bashkuara”, theksohet më tej në deklaratë”.
(m.a/BalkanWeb)