Itali, mbyten 6 emigrantë klandestinë në brigjet e Katanias
ITALI- 6 emigrantë klandestinë janë mbytur sot në brigjet e Katanias, në Itali. Sipas policisë italiane trupat e pajetë të emigrantëve janë gjetur në breg të detit në plazhin Plaia.
Mësohet se këta persona që vinin nga Siria janë mbytur pasi nuk dinin not, në tentatië për të arritur bregun.
Mësohet se peshkarexha me të cilën udhëtonin klandestinët ka ngecur 15 metra larg bregut, duke detyruar rreth 120 persona të hidhen në det. Mes të mbijetuarve ka edhe gra e fëmijë të vegjël.
(m.a/BalkanWeb)