E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnesty International kerkon drejtesi per vrasjet e 10 shkurtit 2007 ne Kosove

Amnesty Internatiobal kerkon drejtesi per vrasjet e 10 shkurtit 2007 ne Kosove.

Organizata nderkombetare per te drejtat e njeriut Amnesty International i beri thirrje sot komunitetit nderkombetar ne Kosove qe te ofroje drejtesi per familjet e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit te vrare ne protestat e 10 shkurtit te vitit 2007 ne Prishtine.

Te dy ata humben jeten gjate nderhyrjes se policise se Kombeve te Bashkuara per te shperndare protestat e levizjes Vetevendosje e cila kundershtonte negociatat per statusin politik te Kosoves. Hetimet te cilat u drejtuan nga prokurori amerikan Robert Dean vertetuan se ata ishin qelluar me plumba gome nga pjesetaret rumune te policise se UNMIK-ut. Mirepo policet u kthyen ne Rumani para perfundimit te hetimeve.

Amnesty International terheq verejtjen se nuk jane hapur hetime te pavarura lidhur me vrasjet dhe plagosjet e asaj dite ndersa hetimet e nje prokurori ushtarak rumun jane mbyllur pa identifikimin e autoreve.

Amnesty International thekson se per pese vjet me radhe familjet e te vrareve kerkojne drejtesi dhe i bene thirrje Misionit te Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine qe fillojne nje hetim te paanshem dhe te pavarur.

Mungesa e vazhdueshme e hetimeve te efektshme eshte shkelje e te drejtave themelore te njeriut perfshire te drejten per jete thuhet ne reagimin e Amnesty International.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›