E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosjet e FBI, Steve Jobs i droguar dhe dorështrënguar

NEW YORK - Steve Jobs ishte i droguar, i pandershëm dhe dorështrënguar me familjarët. Kështu e përshkruan FBI-ja themeluesin e kompanisë Apple, i cili humbi jetën pak muaj më parë, në një dokument sekret prej 191 faqesh, të publikuar sot.

Dokumenti kushtuar «Steven Paul Jobs» është cilësuar si më i rëndësishëm dhe më zbavitës se biografia e tij zyrtare.
Sipas FBI-së, Steve Jobs ka përdorur lëndë narkotike të forta në vitet 60-70.

“Shumë agjentë e kanë vënë në dyshim integritetin e Jobs. Ishte një burrë i gatshëm të shtrembëronte realitetin dhe të vinte në dyshim të vërtetat për të arritur objektivat e tij. Përveç kësaj, në të kaluarën ai nuk pranoi atësinë e një fëmijë të lindur nga një marrëdhënie jashtëmartesore. Vajza e tij Lisa, e lindur në vitin 1978 u rrit në varfëri, me ndihmë sociale ”- shkruhet në dokument.
Dokumenti i plote

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Dokumenti i plote

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›