E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani Strukturat e shtetit ne gatishmeri per ndihme ne zonat e bllokuara

Ne Shqiperi Ministri i Brendshem Bujar Nishani i cili drejton Komitetin e Emergjences tha sot ne parlament se te gjitha strukturat e shtetit jane ne gatishmeri per ti ardhur ne ndihme zonave te shumta te bllokuara nga debora dhe ngricat.

Zoti Nishani  tha se ne disa zona reshjet e debores se diteve te fundit kane arritur ne 1.5 metra e ne zona te tjera per shkak te ererave te forta edhe ne tre metra gje e cila shpjegoi ai ka cuar ne izolimin e shume zonave rurale apo dhe rrezimin e shtyllave te energjise.

Ministri i Brendshem tha se ne gatishmeri jane vene Forcat e Nderhyrjes se Shpejte si dhe Trupat Elite te Repartit Renea. Po ashtu jane ne dispozicion helikopteret e policise ushtrise dhe shendetesise te cilet vetem sot kane arritur te shperndajne disa ndihma ne ushqime e ilace apo te evakuojne banore qe kane patur probleme shendetesore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›