E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama Marreveshja me bankat hap i madh drejt ringjalljes se tregut te shtepive

Presidenti amerikan Barak Obama sot tha se nje marreveshje me vleren 25 miliarde dollare e arritur me bankat eshte nje hap i madh drejt ringjalljes se tregut te shtepive dhe do ti jap fund nje periudhe te papergjegjshme.

Bankat kane rene dakord te shkurtojne borxhin e disa pronareve te shtepive duke u lejuar atyre te rifinacojne huate me perqindje me te uleta te interesit dhe do te kompensoje te tjeret qe jane perballur me humbjen e shtepive.


U deshen 16 muaj bisedime mes zyrtareve te larte federal dhe atyre shteteror dhe 5 bankave me te medha per arritjen e marreveshjes. Marreveshja zgjidh ankesat e shumta te popullates civile lidhur me menyren se si huadhenesit morren ne pronesi mijera shtepi gjate krizes financiare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›