E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amnesty International kritikon policinë e Kosovës

PRISHTINË- Organizata Amnesty International ka kritikuar atë që e cilëson si forcë e tepruar e përdorur nga policia e Kosovës kundër protestuesve në dy demonstratat e 14 janarit.

Në një deklaratë shtypi, organizata thekson se policia kishte përdorur gaz lotsjellës, shkopinj gome, dhe pompat e ujit në kushte të temperaturave nën zero.

Organizata nënvizon karakterin paqësor të protestës. Amnesty International përshkruan në deklaratë rrethanat e precipitimit të situatës. Policia u kishte dhënë urdhër protestuesve të largoheshin dhe më pas kishte ndërhyrë për t’i shpërndarë, duke rezultuar në plagosjen e dhjetëra vetëve dy prej të cilëve anëtarë të Vetvendosjes të cilët sipas njoftimeve ishin rrahur nga forcat e rendit, pas arrestimit.

Amnesty International ndalet edhe tek incidentet në protestën pranë pikëkalimit Dheu i Bardhë, ku demonstruesit kishin raportuar se ishin qëlluar me këmbë dhe ishin shkelur nga policia.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›