Kreu i LSI, Ilir Meta: Vrasës për eliminimin tim fizik
TIRANË- Kreu i LSI-së deklaroi dje, disa orë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, se pas zgjedhjeve të 8 majit ka pasur tratativa me killera për eliminimin e tij fizik.
“Nuk është ndonjë sekret të them që një pjesë e atyre që ideuan një sulm të tillë ndaj meje, pas zgjedhjeve të 8 majit, hynë në tratativa me killera për të ekzekutuar Ilir Metën. U tentua eliminimi fizik dhe moral. U tentua arrestimi im para zgjedhjeve. U tentuan eliminimi i partisë dhe pas 8 majit pati tratativa me killera për eliminimin fizik të Ilir Metës”,- u shpreh Meta.
Ndërkohë, gjatë një interviste në një emision televiziv mbrëmë , Meta tha se ka pasur dijeni nga shërbime inteligjente ndërkombëtare, se do të kishte dhunë më 21 janar 2011.
2Kryeministri di disa gjëra të rëndësishme. Unë kam lajmëruar nga selia e LSI-së, që në 21 janar do ketë sulm ndaj institucioneve dhe dy ditë para 21 janarit, sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama i ka bërë letër zyrtare Drejtorit të Policisë, duke i shprehur ato shqetësime e ato informacione që kishim marrë nga burime të ndryshme, që do ketë ngjarje të tilla siç ndodhën. Unë dhashë dorëheqjen dhe ajo synonte të shkarkonte një tension të krijuar në mënyrë të padrejtë”,- nënvizo Meta.
(Shkrimi i plotë sot në Gazeta Shqiptare) Lidhje te tjera Gjykata e Lartë: Kreu i LSI, i pafajshëm. Meta: Ligji fitoi mbi krimin