E Diel, 1 Nëntor 2026

Edmond Zhulali: Më shumë traditë dhe performancë, për një çmim në Eurovision

Kompozitori i njohur flet mbi Festivalin Europian të Këngës, dhe përfaqësimin e Shqipërisë ndër vite

Shqiptarët mos ti kthejnë sytë nga juria, por ti kthejnë sytë nga performacat e këngëve dhe të bëjnë këngë sa më të bukura, u shpreh kompozitori i njohur Edmond Zhulali. Në një intervistë dhënë për gazetën, kompozitori Zhulali flet mbi Festivalin Europian

të Këngës që u zhvillua këtë vit në Oslo, Norvegji, por dhe mbi pjesëmarrjen e Shqipërisë ndër vite. I njohur në fushën e muzikës për krijimtarinë e tij me vlera të larta artistike muzikore, por dhe si kompozitori i cili përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në Eurovision në vitin 2004, që u zhvillua në Turqi, por dhe një vit më parë në Moskë, ai pohon se kënga shqiptare për të konkurruar në Eurovision, kërkon traditën shqiptare dhe performancën, e cila sipas tij luan një rol shumë të rëndësishëm. Neve duhet të mendojmë si europianët kur të shkojmë në Festivalin Europian të Këngës dhe nuk duhet të mendojmë si provincialë, sikur bota sillet rreth Shqipërisë. Ka ikur koha e komunizmit, ka ikur koha që ne të mendojmë që Shqipëria është qendra e botës, ka përfunduar në vitet 90 dhe ne duhet ta hedhim vallen si ata. Shqiptarët mos ti kthejnë sytë nga juria, por ti kthejnë sytë nga performacat e këngëve dhe të bëjnë këngë sa më të bukura, tregon ndër të tjera kompozitori. Eurovision është një konkurrim ndërkombëtar muzikor, i cili zhvillohet çdo vit qysh prej vitit 1956. Në këtë eveniment marrin pjesë kryesisht vendet anëtare të Bashkimit Europian të Radio-Televizioneve (EBU), së cilës i përkasin edhe disa vende aziatike dhe afrikane si Izraeli, Turqia dhe Maroku. Për këtë qëllim çdo shtet pjesëmarrës ka të drejtën të prezantojë një këngë në këtë festival muzikor. Finalistëve në festival u shtohen 4 vendet që sponsorizojnë Eurosongun, e që futen çdo vit direkt në finale (Anglia, Franca, Gjermani dhe Spanja), si dhe Norvegjia e cila fitoi të drejtën e finales, duke qenë se një vit më parë u shpall fituese e Festivalit Europian. Formula e votimit këtë vit  ndryshoi. Televotimi popullor pati vetëm 50% të vlerës dhe 50% është e drejta e jurisë profesioniste, e përbërë nga 5 anëtarë, ish-pjesëmarrës në Eurosong. Konkursi ndërkombëtar, që përbëhet nga gjysmëfinalja dhe finalja zhvillohet sipas rregullit në vendin e fituesit të vitit të mëparshëm. Shqipërisë nuk i është ndarë vendi i 17-të. Veç Anjeza Shahinit, e cila konkurroi e para dhe arriti renditjen më të mirë, në vendin e shtatë, më tej vendi më i lartë që kënga shqiptare ka arritur ka qenë ai i 15-ti. Tri herët e fundit kemi mbetur në të 17-in dhe këtë vit në vendin e 16-të.

-Vetëm pak ditë ka që ka përfunduar Festivali Europian i Këngës. Si ka qenë ky festival këtë vit për ju?
Ky festival për mua, ndoshta mund të cilësohet si festivali më i suksesshëm në vitet e fundit te  Eurovisionit. Për mua ka qenë me të vërtetë një festival i mrekullueshëm, duke parë sidomos këngëtarët, të cilët ishin në një nivel shumë të lartë, por gjithashtu këtë vit kishte dhe krijimtari dhe perfomanca shumë të bukura.


-Ju vjet morët pjesë në Eurovision 2009 me këngëtaren Kejsi Tola. Këtë vit a kishte ndonjë ndryshim ky festival dhe kjo parë në syrin e një specialisti muzike?
Festivali Europian i Këngës, ka një formulë standarde sa i takon zhvillimit të tij. E veçanta si gjithmonë janë këngët në festival dhe këtë vit ashtu si thashë dhe pak më lart kishte shumë prurje të mira në festival, por edhe zbatimi i formulës së zakonshme në varësi të shtetit pritës ka veçoritë e tij. Në këtë aspekt, këtë vit unë pashë disa ndryshime të vogla. Këtë vit nuk pati numra përshëndetës, por ata kishin bërë zgjidhje të ndryshme regjisoriale. Unë e kam ndjekur shumë këtë festival, edhe provat sepse unë kam qenë në jurinë shqiptare që do të votonte këngët, pra e kam ndjekur çdo gjë me shumë kujdes dhe me shumë vëmendja, pra ishte një risi në të gjitha drejtimet Eurovision 2010, që u zhvillua në Oslo, Norvegji. Mendoj se ne duhet të mësojmë shumë nga zhvillimi i Festivalit Evropian.

-Votimi i këngëve ka qenë gjithmonë pika më e fortë e debatit në Festivalin Europian të Këngës. Ju si e komentoni këtë?
Po të shikoni intervistat e mia në vite, që unë kam dhënë sa i takon Festivalit Europian gjithmonë kam qenë kundër tezave gjeopolitike, edhe për vetë faktin se ne shqiptarët jemi të akuzuar si lobe ballkanike, i cili është i dyti sa i takon pjesëmarrjes së shteteve. Ne nuk kemi të drejtë të akuzojmë ndërkohë që ne na akuzojnë të tjerët. Megjithatë unë mbaj mend në Moskë, ishte një shprehje e gjetur e Eurovisionit, që thoshte nuk mjaftojnë pikët e fqinjëve për të marrë vendin e parë në Eurovision. Unë nuk mendoj se ka ndikime politike, por vetë shtetet fqinje kanë popullsi të përbashkëta dhe këto popullsi gjithmonë në votime kanë tifozllëkun nacional kombëtar. P.sh po të gjykojmë Maqedonia i jep Shqipërisë gjithmonë 10-12 pikë për faktin se atje jetojnë shumë shqiptarë, Greqia po ashtu na ka dhënë shumë pikë për faktin se ka shumë emigracion dhe ne kemi marrë gjithmonë shumë pikë në shumicën e rasteve nga vendet, të cilët kanë dhe emigracion të madh shqiptar. Unë vetë në Eurovision kam dy eksperienca, të parën me këngëtaren Anjeza Shahini me të cilën kam arritur dhe vendin e 7 në këtë festival dhe të dytën me Kejsi Tolën, por unë nuk mund të them se kjo ka qenë një arritje gjeopolitike. Kam dhe rastin tjetër, ku ne sipas votimeve kemi dalë tre vite njëlloj, pasi kemi një renditje të njëjtë, Olta, Kejsi dhe Juliana. Olta e doli e 17 në festival, Kejsi e 17, dhe Juliana Pasha e 16. Pra afërsisht e njëjta renditje. Unë i kam provuar të dyja renditjet në festival dhe jam ndoshta më gjakftohtë se të tjerët pasi e njoh shumë mirë Festivalin Europian në të gjitha detajet e tij. Njoh dhe psikologjinë dhe emocionet e Eurovision në mënyrë të shkëlqyer dhe mendoj po të gjykoj me gjakftohtësi, renditja e këngëve është e përsosur në këtë festival.

-Ju thatë një renditje e përsosur, por ndërkohë që para natës finale sipas faqes zyrtare të Eurovision kishte një renditje tjetër të këngëve, të cilat ishin votuar nga publiku?
Unë e kam ndjekur shumë këtë vit Eurovision 2010, që u zhvillu në Oslo, madje unë u bëra dhe tifoz, sepse pashë një renditje të gazetarëve që thoshin se kënga fituese mund të jetë dhe Shqipëria. Kur pashë këtë me shumë gëzim u telefonova miqve të mi që ishin në Oslo. Këtu është dhe bukuria e artit, që është subjektiv, vlerësimi i këngës është personal dhe renditja që u bë, ku unë ndoqa dhe Big Poll një sait shumë i rëndësishëm që është në ESC Today.com, që është partner me Eurovision dhe në këtë sait në orën 17.00 në natën e festivalit u shpallën fituesit sipas 115 mijë kilikuesve në internet. Në këtë klikim Shqipëria nuk ishte në 10 më të mirat, dhe ky gjykim doli 90 përqind me vlerësimin që u bë në festival.

-E ndërkohë ju duket e drejtë që një këngë në Eurovision nuk vlerësohet shumë nga vlerat muzikore, por nga ana gjeopolitike?
Ne duhet të themi një fjalë, që ne shqiptarët jemi të përjashtuar nga gjykimi për këngët tona. Kjo do të thotë që ne nuk votojmë për vete dhe ne duhet të na gjykojnë të tjerë, duhet të mësohemi me këtë. Unë dua të them dhe diçka tjetër, që për ne është një nder i madh që marrim pjesë në Eurovision, në atë nivel shumë të lartë artistik dhe kjo është një sukses shumë i madh për ne. Një tjetër sukses i madh është dhe që Shqipëria po krijon një emër shumë të mirë, që po hyn tre herë në finale dhe nuk e kuptoj se pse kjo nuk vlerësohet në Shqipëri. Hyrja në finale për ne është një sukses shumë i madh. Këtë vit në festival Suedia mbeti jashtë, e cila kishte një këngëtare të mrekullueshme. Po këto janë shijet si të jurive ashtu dhe të publikut. Duhet të kemi parasysh një gjë, që votimi është 50 për qind nga juria dhe pjesa tjetër nga publiku. Votimi që bëhet nga shqiptarët shkon në serverin qendror të Eurovisionit dhe ata nuk e kanë problem të nxjerrin të dytën Turqinë dhe të tretën Rumaninë. Nuk është në interes të Eurovi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›