Kushner: Serbiadhe Kosova tëbashkëpunojnë
BEOGRAD- Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Bernard Kushner, deklaroi për mediat serbe se nga e mërkura, Serbia dhe Kosova duhet ta harrojnë të kaluarën dhe të kthehen kah e ardhmja. Ai tha se takimi i përfaqësuesve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që mbahet sot në Sarajevë, duhet të nxisë integrimin evropian për gjithë rajonin, duke përgatitur terrenin edhe për opinionin publik, me gjithë rrethanat aktualisht të rënda.
“Duam që ky takim i jashtëzakonshëm të jetë një shprehje e unitetit të bashkësisë ndërkombëtare, por edhe gjithë Ballkanit. Përshëndesim pjesëmarrjen e Serbisë dhe Kosovës në samit dhe shprehim dëshirën që pjesëmarrja e këtyre dy vendeve në veprimet apo tubimet rajonale të bashkëpunimit, në të ardhmen të mos jetë më vështirësi”, ka thënë Kushner.
Konferenca, sipas tij, do të vërtetojë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duan të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian dhe do t’i rikujtojë ato për angazhimet që i presin.
(m.a/BalkanWeb)