Evropa rrëzon PMI kineze dhe kroate
që kërkojnë të vlerësojnë saktë ndikimin e krizës greke në ekonominë botërore. Disa vende të Azisë po raportojnë rritje dy shifrore të eksporteve krahasuar me muajt e mëparshëm pavarësisht krizës evropiane. Indeksi menaxherial i kinez i publikuar nga qeveria shënoi në maj rënie në 53.9 pikë nga 55.7 që ishte në muajin prill. Pavarësisht se indeksi është poshtë pritshmërive, maji është edhe muaji i 15 me radhë kur ky indeks është mbi 50 pikë. Ndërkohë indeksi menaxherial i Markit i sponsorizuar nga HSBC, për Kinën ra në pikën më të ulët 11 mujore në 52.7 pikë për majin nga 55.2 në prill. Analistët thanë se kjo tregon se problemet e mbinxehjes në ekonominë kineze nuk ekzistojnë. Ata mendojnë se indeksi menaxherial kinez, do të vazhdojë të bjerë për tu rritur në fund të vitit. Në Korenë e Jugut indeksi menaxherial preku pikën më të ulët 5 mujore në 54.61 pikë, për majin nga 57.06 në prill. Indeksi menaxherial i qeverisë tregoi se eksportet koreane u rritën në maj me 42%, krahasuar me një vit më parë dhe mesatarja e eksporteve për ditë pune, preku nivelin rekord të 1.84 miliard dollarë.
Stabilizohet çmimi i naftës, 74 dollarë për fuçi
Nafta qëndroi përmbi 74 dollarë për fuçi në ditën e martë pasi të dhënat e prodhimit nga kina, që është përdoruesi i dytë në botë i naftës kaluan në plan të dytë shqetësimet mbi problemet e eurozonës. Pavarësisht rënies së prodhimit kinez, indeksi menaxherial për muajin maj në kinë është përmbi nivelin e 50 pikëve që ndan rritjen nga kontraksioni ekonomik. Ndjenja ekonomike në eurozonë ra në mënyrë të papritur në muajin maj duke dhënë sinjalin e parë se kriza rajonale e borxheve sovrane ka nisur të prekë ekonominë reale. Në mëngjesin e sotëm nafta bruto amerikane për Korrikun ishte 74.31 dollarë për fuçi ose 34 cent më shumë nga mbyllja e saj në ditën e premte. Në ditën e hënë nuk ka patur një çmim tregu për naftën amerikane për shkak të pushimeve kombëtare në Amerikë. Ndërkohë nafta brent e Londrës për korrikun ra me 11 cent nga mbyllja e ditës së hënë në 74.54 dollarë për fuçi. Në javën e kaluar Brent preku nivelin e 68.15 dollarë për fuçi, vlera më e ulët për kontratat në tregun e ardhmërive që nga 5 shkurti i këtij viti. Në muajin maj nafta bruto amerikane shënoi edhe humbjet më të mëdha mujore që nga 2008 për shkak se kriza europiane rriti pritshmërinë për ulje të konsumit të naftës.
Bursat Evropiane thellojnë humbjet
Aksionet evropiane i zgjeruan të martën humbjet, me kompaninë British Petroleum që u rrëzua në bursë, pasi përpjekjet e saj për të bllokuar derdhjen e naftës në pusin e shpërthyer nënujor në Gjirin e Meksikës dështuan. Pesimizmin në tregje e shtoi edhe ngadalësimi i ritmit të prodhimit industrial në Kinë. Indeksi pan-Evropian FTSEurofirst 300 i aksioneve kryesore ra 1,3 për qind në kuotën 987,72 pikë, një ditë pasi aksionet realizuan interpretimin më të keq të shënuar që nga shkurti i 2009-ës. British Petroleum u zhyt 14 për qind poshtë në treg. Me mbylljen e muajit maj, më i paqëndrueshmi në tregti që prej kohërave të falimentimit të Lehman Brothers më 2008, investitorët janë përqendruar në shqetësimet se rritja mund të ngadalësohet në eurozonën, e cila po lufton me problemet e borxhit, duke reduktuar si rezultat kërkesën për eksportet e ekonomive të tilla si Kina, e cila si reagim ka ngadalësuar prodhimin industrial. Një sondazh tregtoi se aktiviteti industrial në eurozonë u rrit me një ritëm shumë më të ngadaltë në muajin maj, krahasuar me prillin, ndërsa të dhëna të tjera treguan se edhe ritmi i prodhimit industrial të Kinës u ngadalësua në muajin maj. Ka pak arsye për momentin që njerëzit ti drejtohen risqeve, thotë Justin Urquhart Steëart, drejtor në kompaninë Seven Investment Management. Indeksi botëror MSCI ra sot 0,9 për qind. Stoqet e ekonomive në zhvillim ranë 1,7 për qind.