E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amnesty "ngel në klasë" Italinë

Italia ka frikë nga ata që janë "ndryshe" aq sa i ka dhënë jetë një "gjuetie shtrigash". Kështu, "Amnesty International" shkruan në raportin e saj të përvitshëm, në pjesën që i dedikohet fqinjit tonë. Daniela Karboni, drejtore e zyrës italiane të "Amnesty", thotë: "Ne po përballemi tashmë me një valë racizmi që ka të bëjë me të gjithë emigrantët e pranishëm në territorin italian, si për ata që janë me dokumente të rregullta, ashtu edhe me klandestinët". Në fjalë më pak diplomatike, "Amnesty" ka lëshuar një alarm për racizëm dhe ksenofobi. "Në Itali po shohim një tendencë për të dënuar të gjithë, romët, emigrantët, rumunët, duke injoruar kështu parimin e përgjegjësisë individuale. Dhe kur kultura e të drejtave, pëson erozion, minorancat nuk janë të vetmet që goditen, thekson "Amnesty".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›