E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olsi dhe Najada: Duam të dalim me pajton

Banorët thonë se e diela do të jetë tepër frenetike për ta. Ata shprehen se e kanë shumë bezdi që të bëhen gati në momentet e fundit, kështu që do t‘i bëjnë valixhet më herët. Ata thonë se natën e finales presin ndonjë surprizë, duke jetuar çdo të shtunë me surpriza, ata mendojnë se finalja do të jetë e mrekullueshme. Olsi dhe Najada thonë se duan t‘i marrin kur të dalin nga shtëpia me pajton.

Olsi dhe Najada

Gjithsesi, ata duan që të dalin një e nga një, përveç Najadës dhe Olsit, nuk diskutohet, që do të preferonin të dilnin bashkë. Ata thonë se në B.B. nëpër botë, çiftet nuk kanë rezistuar aq shumë brenda shtëpisë sa ata të dy. Najada thotë se po të mos kishte ndodhur kështu, për atë do të kishte qenë një ndjesi e keqe. Ajo thotë se kur je në një marrëdhënie brenda një shtëpie si kjo e B.B.-së, çdo gjë e vogël ka rëndësi për mbijetesën e çiftit.

Kur të dalin do e kuptojnë

Banorët mendojnë se kur të dalin do të kuptojnë se gjithçka ka mbaruar. Ata janë ulur në kopsht pas mesnate dhe bisedojnë sesi jeta në B.B. u ka hyrë nën lëkurë dhe se kur të dalin, do u duket sikur po rilindin. E vështirë për t‘u kuptuar ky përjetim i banorëve, jeta e të cilëve brenda shtëpisë u është bërë mënyrë jetese.
Olsi guxon ta ngacmojë Astritin, duke i thënë se ditët e fundit e kanë vrarë fare, duke i përmendur gjendjet e tij të zhytura thellë në mendime. Astriti thotë se kjo gjendje i kujton ushtrinë.

3 muaj brenda

Janë në kopsht, duke iu fshehur diellit. Ata matin veten me kohën e kaluar brenda në shtëpi, duke thënë se 3 muaj është koha e duhur për të krijuar atë rrjet marrëdhëniesh, që supozohet të ketë brenda shtëpisë së B.B.-së. Arbri thotë se nëse do t‘i thoshin që të rrinte edhe dhjetë muaj të tjerë me ata që janë aktualisht brenda, do të kishte ndenjur, vetëm të mos fusnin të rinj. Najada thotë se kur hynë Ilda me Olën, ajo u ndje sikur loja kishte nisur nga fillimi.
Të gjithë kujtojnë Titin, si personi që mbyllja në një shtëpi i dukej më e papranueshme se e gjithë të tjerëve.
Najada u thotë të tjerëve të imagjinojnë sesi do të ndihej Leonardi po të rrinte tre muaj, sa ata.

Surprizat

Najada i thotë Arbrit dhe Polit se ata duhet të presin ndonjë surprizë për të dielën. Ajo i thotë Arbrit se atij do t‘i vijë Madalena, kurse Polit do t‘i sjellin Inën. Najada u thotë çunave se ka nisur të ketë një fantazi shumë të shpeshtë, sikur në dhomën e rrëfimit do të gjejë dikë që e pret. Ajo thotë se i është bërë gati obsesion dhe sa herë hyn në dhomën e rrëfimit sheh për rreth, pastaj bindet që aty nuk ka njeri. Në këtë moment, vjen Titi, i cili sapo ka mbaruar së gatuari dhe Najada i thotë se atij me siguri do t‘i sjellin djalin.

Astriti: Nuk vjen çuni

Astriti është i bindur se çuni i vet vetëm nëse është i shoqëruar nga njerëz që njeh mund të vijë, pasi është shumë kokëfortë dhe nuk i bindet asnjërit. Ai është i sigurt që djali i vet i vogël nuk do të kishte qejf që të vinte në shtëpi, ose të ishte pjesë e spektaklit.

Prezantimi i karikaturave

Secili nga banorët do të mundohet të pikturojë karikaturat e 5 prej 18 banorëve të "Big Brother". Banorët janë të lirë të zgjedhin vetë se kë do të pikturojnë, duke u munduar të mos portretizojnë të njëjtin personazh. Secilës pikturë duhet t‘i vendosin një citat. Najada u shpërndan letrat dhe lapsat, ndërkohë që të gjithë dalin në kopsht për të filluar nga puna. Ndërsa Arbri ka përgatitur nga një pije freskuese për të gjithë, Astriti është në merak, sepse në shkollë të mesme nuk ka bërë vizatim teknik.
Pasi kanë përfunduar karikaturat, është Arbri i pari që merr guximin të prezantojë veprat e tij të artit. Ai komenton karikaturën e Julindës, e cila dashuronte ushqimin dhe që pas hyrjes në B.B. ndryshoi linjat. Karikatura tjetër është për Besartën, slogani i saj është: "T‘i thyej dhëmbët", më pas vjen karikatura e Nardit, me sloganin: "I love cigaret" dhe dy të fundit janë Shkëlqimi dhe Poli.
Astriti prezanton punimet e tij, ku bëjnë pjesë Mardiola me sloganin: "T‘i thyej turinjtë moj qelbësirë", Ingridi, të cilën e ka bërë si murgeshë, Ilda me duart lart që thotë: "Dua cigare", Shkëlqimi si shef kuzhine dhe të fundit prezanton veten e tij si karikaturë.
Najada fillon prezantimin me karikaturën e Nardit, të cilin e ka bërë si tullumbac, më pas prezanton dashurinë e saj me sloganin "Do pimë vere", Astritin me sloganin: "Kam atë timen, s‘ma ndryshon njeri", Ervisi me prerjen e tij të fundit dhe Ina me fjalët "ku Poli". Të gjithë plasin në të qeshur kur kujtojnë karikaturën që Najada i kishte bërë Astritit dhe sesa shumë u nxeh ai kur e pa. Poli thotë se edhe ai donte ta bënte Astritin karikaturë, por nuk e mori guximin, pasi ai kur nxehet bëhet i padurueshëm. Olsi i thotë se i rëndësishëm ishte momenti kur e kishte kapur Najada, duke i rikthyer atë shprehjen "Rinia shqiptare po shthuret dhe askush s‘ma ndryshon mendimin".

Ndërsa Poli e ka nisur me Rominën, më pas me Besartën, prezanton karikaturën që ka bërë për Najadën, Nardin dhe Arbrin me fjalët "Muchacho i vogël".
Olsi, pasi falënderon të pranishmit, prezanton karikaturat e tij. Ai ka pikturuar Dorinën, Jonidën, Rominën - heroinën e kandidimeve, dhe në fund Najadën, në momentin që është dashuruar.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›