E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnistia fiskale Rushaj Legalizohen 35 miliarde leke

Rreth 35 miliard lekë janë legalizuar falë mundësive ligjore që u krijuan nga paketa e amnistisë. Zëvëndës ministri i financave dha shifrat më të fundit mbi ecurinë e amnistisë, duke treguar përfitimet dhe humbjet që kanë pasur qi sytetarët ashtu dhe buxheti i shtetit.

“Administrata tatimore deri tani ka falur 3.6 miliardë lekë dhe biznesi ka hartuar 35 milionë lekë. Në pjesën e doganës deri tani janë falur 10.7 miliardë lekë detyrime doganore qe i korrespondojnë një numri prej 1500 biznesesh. Natyrisht që këtu nuk futen automjetet. Deri më sot janë zhdoganuar rreth 1068 automjete. Janë paguar rreth 240 milionë dhe janë falur rreth 220 milionë lekë të tjera për këto automjete”- tha zv/ministri i Financave Alfred Rushaj.

Zëvëndës ministri tha se ka ende shumë asete dhe shuma monetare, që ajnë në formë detyrimesh që mund të bëyhen pjesë e amnistisë. Zoti rushaj tha se sipas vlerësimeve nuk ka nevojë që afati i faljes së përgjithshme të shtyhet dhe gjatë vitit që vjen. Ai i bëri thirrje personave dhe subjekteve që të aplikojnë për të përfituar. Amnistia hyri në fuqi gjatë muajit maj të këtij vitit dhe do të jetë e vlefshme deri me 31 dhjetor. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›