E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode Ndertimi nje industri e qendrueshme

Në 10-vjetorin e Shoqatës së Ndërtuesve, ministri Bode deklaroi se në kushtet aktuale kërkohet bashkëpunim me përfaqësues të kësaj industrie, duke konsideruar faktin se ndërtuesit janë edhe kontribuesit më të mëdhenj në të ardhurat e shtetit.

Nga ana e tyre, ndërtuesit, vlerësuan rëndësinë e memorandumit të iniciuar nga kryebashkiaku Basha, që do të çojë në hipotekimin e qindra pallateve, ndërsa parashtruan kërkesa, që do të ndihmonin edhe më tepër aktivitetin e tyre.

Pas disa muajsh qëndrim në vend, aktualisht sektori i ndërtimit është duke njohur rritje, duke qenë një kontribuues pozitiv edhe në rritjen ekonomike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›