Amnistia fiskale rizgjon debatin ne Kuvend

Projektligji për amnistinë fiskale ka çuar në diskutime mes mazhorancës dhe opozitës në parlament.
Deputetja socialiste Mimi Kodheli tha se kjo amnisti vjen në kohë fushate dhe po bëhet për arsye elektorale nga ana e qeverise. Sipas Kodhelit amnistia ka si qellim reduktimin e borxhit të qeverisë.
Por këto deklarata të socialisteve janë kundërshtuar nga ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili tha se kjo amnisti vjen pas 2 vjetësh këmbëngulje nga ana e biznesit për hartimin e ligjit për amnistinë.
Sipas Bodes opozita është kundër amnistisë pasi nuk përfshinë edhe vetë qeveritarët .