E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata elektorale, Berisha:Të shmangen tensionet

Kryeministri Berisha bëri sërish apel sot që të shmagen tensionet dhe aktet e dhunës gjatë fushatës elektorale të 8 majit ndërsa theksoi se zgjedhjet janë mjaft të rëndësishme për integrimin e vendit në BE.
 

Duke folur në mbledhjen e qeverisë kryeministri Berisha i bëri apel organeve të rendit të adaptojnë zero tolerancë ndaj çdo lloj abuzimi ndërsa shtoi se zgjedhjet dhe karakteri përcaktohet nga zbatimi i ligjit zgjedhor dhe ligjeve të lidhura me zgjedhjet.
 

“Policia e shtetit të marrë të gjitha masat për një qëndrim të rreptë ligjor ndaj çdo shkelësi të ligjit” theksoi Berisha.
Kryeministri Berisha gjithashtu u bëri thirrje komisionerëve të cilët do të marrin pjesë në zgjedhje të respektojnë ligjin duke shtuar se ata kanë shansin e madh të ndihmojnë në këtë proces duke zbatuar ligjin.
 

Ndërkohë duke iu referuar incidenteve me flamujt, kryeministri Berisha theksoi se të dyja palët duhet të respektojnë simbolet e njëri-tjetrit
 

“Për sa i përket përplasjes për flamujt unë kam këtë mesazh: Flamujt e spektrit politik janë të pluralizmit dhe ato këto shkëlqejnë vetëm kur rrinë në tërësinë e tyre sepse pa ata Shqipëria nuk do të ishte siç është. Ata janë flamuj të pluralizmit. Secili të votojë për flamurin e tij por secili duhet ketë parasysh që edhe flamuri tjetër duhet të respektohet” theksoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›