Amnistia për 100-vjetorin, ulet 1/4 e dënimit për ata që nuk cënojnë sigurinë
Tiranë- Komisioni i ligjeve po zhvillon sot mbledhjen e rradhës. Në të po diskutohet mbi projektligjin për dhënien e amnstisë.
Drejtoresha e Kodifikimt në ministrinë e Drejtësisë, Marsida Xhaferllari ka deklaruar se nisma për amnisti për 100-vjetorin e pavarësisë është për humanizëm dhe për përmirësimin e kushteve të të dënuarve.
Xhaferllari ka kërkuar të ulet një e katërta e dënimit për ata persona që kanë kryer vepra penale që nuk cënojnë sigurinë e qytetarëve.
Gjithashtu në fjalën e saj ka kërkuar të falet dënimi për ata që janë dënuar me një vit deri në 28 nëntor.
Mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat e tyre dhe e kanë miratuar në parim projektligjin për amnistinë.
/IDEA/