"Miss dhe Mister Albania 2012" fashion dhe bukuri ne pasarele
Nje nate plot sharm, tendat me te fundit te modes, shoqeruan imazhet e 20 bukurosheve te spektaklit "Miss & Mister Albania 2012", se bashku me 15 djem, te cilet te gjithe bashke garonin jo vetem per te fituar trofeun shqiptar, por edhe pjesemarrjen ne aktivitete te rendesishme nderkombetare ne lemin e konkurseve te bukurise. Superspektakli i bukurise shqiptare, "Miss dhe Mister Albania 2012" u transmetua mbreme ne Televizionin kombetar Klan dhe shikuesit ne Shqiperi dhe gjithe Evropen paten mundesi ta shijojne edhe ne formatin e definicionit te larte ne qartesine e figurse permes transmetimit ne Klan HD. Ne nje produksion gjigant te televizionit "Klan" i cili mban vulen e Vera Grabockes, 20 vajza dhe 15 djem, sfiluan ne pasarelen ku fashion ishte kryefjala e gjithckaje. Klasi dhe imazhi i shfaqjeve te modes ne Londer-Paris-Milano-Nee York, prezantuar plot inovacion nga Alketa Vajsiu solli nje spektakel qe do te mbahet mend gjate. Tapeti i kuq, ku parakaluan personazhe te rendesishem te televizionit dhe artit ishte nje hapje shume 'glamour' e spektaklit, per te vijuar me tej edhe me elementet e spektaklit.
Juria e perbere nga fotografi, Fadil Berisha, supermodelja Emina Cunmulaj, Miss-i i pare historik shqiptar, Valbona Selimllari, aktori Blerim Destani dhe stilistja Enada At'Nikolla shpallen si fituese te "Miss Universe Albania", Adrola Dushi. "Miss Eorld Albania" Ersela Kurti, e cila rrembeu cmimin dhe "Miss Elite Paris", ndersa Geraldo Biba u zgjodh "Mister Eorld Albania". Me koleksionet e saj te fundit qe nuk jane pare ndonjehere ne ekranet shqiptare, stilistja Enada At Nikolla mbajti firmen e veshjeve te ketij spektakli. Sigurisht qe nuk mund te mungonin te ftuarit ne kete spektakel bukurie. Sheila Haxhiraj, fituesja e "X-Factor Albania" prezantoi ne kete event edhe kengen e saj te re "Game my all" realizuar nga producentet Berman Brothers. Por e nderuan kete spektakel edhe kengetarja Soni Malaj qe u rikthye suksesshem ne skene, ashtu si edhe Alban Skenderaj apo edhe Kristo e Xhesika, dy fituesit e cmimit te dyte dhe te trete te "X-Factor Albania". Gjate spektaklit u dhane edhe cmimet e Miss dhe Mister Fotozhenia, fytyrat e reja qe do te jene pjese e imazheve publicitare ne vend. Spektakli "Miss dhe Mister Albania" ishte produksioni i radhes i superfuqise Klan HD.
Flasin fituesit
"Miss Eorld Albania" dhe njeherazi edhe "Miss Elite Paris" Ersela Kurti, e cila prej disa vitesh tashme eshte pjese e trupes se baletit te TV Klan, ne nje prononcim te dhene per gazeten "Koha Jone", pas gares se marrjes se cmimit tha: "Pjesemarrja ime ne "Miss & Mister Albania 2012" ishte pikerisht lancimi im, promovimi im ne boten e spektaklit. Sigurisht qe tani do te jem shume e angazhuar ne boten e modelimit, por nje tjeter deshire e imja eshte edhe prezantimi i ndonje emisioni televiziv apo edhe spektakli. Keshtu, edhe pse me vjen keq, por ne nje fare menyre do te me duhet te heq dore nga baleti", - rrefehet bukuroshja.
Duke folur dje me gazeten "Koha Jone", "Mister World Albania", Geraldo Biba, u shpreh: "Ishte nje emocion shume i madh per mua marrja e ketij titulli, nuk mund te them se nuk e prisja, sepse kur hyn ne nje konkurrim, sigurisht qe hyn per te fituar. Megjithese konkurrenca ishte shume e madhe, une e shihja veten goxha mire. Edhe me pare jam marre me modelimin, por mendoj qe ky titull do te jete nje trampoline shume e mire per mua qe te njihem edhe ne boten dhe ne pasarelat e medha te modes".