Majori me "gjak" ushtaraku, tre breza me uniforme
I rritur ne nje familje ushtarakesh per Dritan Muken duket se ishte percaktuar qysh ne femijeri detyra qe do te kryente kur te rritej. Ai do te ndiqte rrugen e gjyshit dhe babait te tij duke hyre ne radhet e ushtarakeve. Edukata qe kishte marre prej babait te tij i kishte lehtesuar Mukes ne zbatimin e detyrave me korrektesi dhe rreptesi. Pas 13 vjet karriere tek Forcat e Armatosura, Dritan Muka ka marre graden Major. 37-vjecari ishte nje prej 20 forcave ushtarake qe u kthyen ne atdhe pas perfundimit te misionit ne Afganistan. Sapo zbriti ne aeroportin "Nene Tereza" ne Rinas, Muka perqafoi djalin e tij, 5-vjecar. Besniku i vogel kishte mberritur ne Rinas bashke me nenen e tij per te pritur babain i cili mungonte ne shtepi prej tete muajsh. "Megjithese mund te flisja me djalin nepermjet Skype serish kisha mall per te" tregon Majori. Ai u nis per mision me Kontingjentin "OMLT-2" drejt Afganistanit me 8 mars te ketij viti. "Ne Afganistan isha Shef i Operacioneve dhe Stervitjes. Ishim 20 forca ushtarake shqiptare dhe 12 forca amerikane te cilet trajnonim forcat afgane. Detyrat percaktoheshin me korrektesi dhe perfundoi me sukses" shtoi me tej 37-vjecari Muka. Megjithese rreziku ishte prezent kjo nuk merrej parasysh nga Muka kur emri i tij figuronte ne listen e ushtarakeve qe do te niseshin per mision ne Afganistan. Vrasja e kapiten Feti Voglit dhe plagosja e nentetarit Aleksander Pecit ne fund te muajit shkurt te ketij viti ne Afganistan shkaktoi dhimbje tek te gjithe ushtaraket por kjo ngjarje nuk e zvogeloi perkushtimin e tyre ne kryerjen dhe realizimin e te gjitha detyrave per paqen dhe sigurine ne kuadrin e Aleances. "Rreziku eshte i madh por forcat tona ne Afganistan kane qene te angazhuara per trajnimin e ushtareve afgane. Per ne nuk u paraqit asnje problem, gjithcka perfundoi me sukses" u shpreh me tej Muka i cili shtoi se kjo ishte hera e trete qe ai shkonte per mision jashte vendit. "Ne vitin 2000 kam qene per mision ne Bosnje, ne vitin 2010 ne Afganistan dhe ne vitin 2012 serish ne Afhanistan, pikerisht ne Blekars, Kabul" deklaroi Majori. Ai u shpreh se asnje rrezik nuk e ndalon te niset me Forcat e Armatosura serish ne Afganistan nese detyra e kerkon. "Nese me ngarkohet serish qe te shkoj ne Afganistan nuk do te hezitoj per te shkuar. Kjo eshte detyra ime dhe do e permbush me perkushtim dhe ndershmeri" perfundon Muka.