E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Amnistia", sërish në Tiranë, pas marrjes së çmimit "Cineuropa"

Filmi i parë artistik "Amnistia", i regjisorit Bujar Alimani vjen sërisht në Tiranë, pas një suksesi në Festivalin e Filmit në Berlin dhe në Festivalin e 12-të të Filmit në Leçe, ku mori çmimin "Cineuropa".
 

Në një konfrencë për shtyp, regjizori është shprehur për suksesin që ka pasur ky film, edhe u shpreh se ne këtë dramë, ai ka shfaqur realitetin shqiptar.
 

Në këtë film, trajtohet një histori dashurie mes dy njerëzve te cilet duhet të perballen me probleme të mprehta sociale. Dy personazhet rreken të gjejnë vetëvetennë një lidhje jashtëmartesore, ky një veprim i pamoralshëm prej shoqërisë.
 

Xhirimet janë realizuar mes Tiranës dhe Pogradecit. Filmi vjen nën interpretimin e aktorve Luli Bitri, Karafil Shenës, Todi Lupi, Mirela Naskes etj. Ky eshte filmi i parë me metrazh të gjatë i regjisorit Alimani, i cili është prodhuar nga Qëndra Kombëtare Kinematografike me partnerë Greqinë dhe Francën. Publiku shqiptar do të ketë mundësi ta shohë këtë film duke filluar prej datës 27 maj ne Kinemanë Inperial.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›