E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duam ndryshim Protesta te thirrura permes rrjeteve sociale ne Greqi

Fillimisht ishin dy shpejt u bene shume qe percillnin apelin elektronik Shkojme neper sheshe si spanjollet Indignados dhe te merkuren mijera te pranishem ne apel ne sheshin Sintagma te Athines. Mbi 20 mije tej cdo parashikimi. Ashtu si edhe para Pirgut te Bardhe te Selanikut por edhe ne mjaft sheshe te qyteteve te tjera si Patra Vollos Nafplio Janina e tj. Te rinjte jane te revoltuar. Te revoltuar nga te gjitha masat qe jane kunder popullit thote Aretia nje vajze e re shkurt si per te mos humbur ritmin e parulles si mesuese muzike.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nga e majta Areti dhe Natasha Iatropoullou protestueseMe parulla si Ej merrni memorandumin dhe ikni qe ketej apo Shisni shisni dru qe do te hani u vune ne shenjester protagonistet e programit te privatizimit prej 50 miliarde eurosh. Besoj se duhet te ndryshojne mjaft gjera nga memorandumi me troiken nga ato qe dime se ka dhe mjaft gjera qe nuk i dime shton nga ana e saj Natasha Iatropullu afariste me nje zejtari shume te vogel qe mendoj se nuk do ta kete te gjate sic thote.

Protesta dhe humor Trashaluqet i merr uria me heret

Ne proteste shihje manifestues si Nikos Vojaxogllu me trup te beshem dhe humor te lezetshem te fjaleve te stampuara ne bluzen e zeze Trashaluqet i merr uria heret. Desha te ndihmoj edhe une qe te mblidhen shume. Se mos ben vaki dhe zgjohemi. Dicka duhet bere thote Nikos me nje ciltersi prej babaxhani qe e ben dhe me te panevojshme mungesen ne kete proteste te banderolave pankartave dhe flamujve kombetare dhe partiake ashtu si edhe sindikalisteve dhe tellalleve profesioniste.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›