E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amnistia, të kërkuarit vrapojnë të vetëdorëzohen për të përfituar

Tiranë- Amnistia me rastin e pavarësisë bën që qindra të dënuar të vrapojnë drejt komisariateve të policisë për tu dorëzuar.

Vetëm në ditën e 28 Nentorit, ishin 270 persona që ishin në kërkim nga drejtësia, si të dënuar më vendim të formës së prerë, që u vetëdorëzuan, ndërkohë që raportohet se shifra do të jetë e ndryshueshme deri në fund të ditës, një ditë kjo prej të cilës po fitojnë dhjetra të dënuar.

Sipas drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, shifrës prej 220 të dënuarve, që ndodheshin në burgje dhe që përfituan nga amnistia, i janë shtuar edhe 270 të tjerëve të shpallur më herët në kërkim.

Të vetëdorëzuarit janë paraqitur nëpër komisariate të ndryshme të vendit dhe menjëhëre ata janë amnistuar sapo kanë paraqitur edhe dokumentat përkatëse ku tregohej se ishin persona që përfitonin nga amnistia.

Drejtoria e burgjeve deklaroi një ditë më parë se po vihej re një tendence e shtetasve, kryesisht të dënuar për vjedhje, të cilët po dorëzoheshin duke paralajmëruar gjithashtu se shifra do të ishte në rritje.

Ndërkohë nga drejtoria e përgjithshme e shërbimit të provës u deklarua se përfitonin amnistinë 1000 persona të dënuar me dënime alternative, prej të cilëve 700 ishin nën shërbimin e provës për akuzën e vjedhjes.

Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook 

Ndani me ne komentet tuaja:

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›