Amnistia, vlera e falur arrin 120 milionë euro
Zv.ministri i Financave, Alfred Rushaj, tha se shuma e përfituar nga falja fiskale arriti në 16 miliardë lekë. Spektri i faljes i parashikuar në ligj është 68 miliardë lekë. Procesi i faljes 2 muaj e gjysmë nga përfundimi i afatit është konsumuar vetëm 20%
Amnistia fiskale edhe 2 muaj e gjysmë nga përfundimi i saj ka rezultuar me 120 milionë euro të falura ndaj individëve dhe biznesit dhe 3 milionë euro të tjera të arkëtuara në buxhet. Shifrat i ka dhënë dje për median zv.ministri i Financave, Alfred Rushaj. Mirëpo shuma e përfituar nga falja fiskale prej 16 miliardë lekësh është e vogël në raport me vlerën që parashikon ligji, prej 68 miliardë lekësh ose 600 milionë euro. Më i avashëm shihet procesi i përfitimit nga falja e borxheve tatimore dhe doganore. Mirëpo Ministria e Financave pohon se interesi për të përfituar nga amnistia po vjen gjithnjë e në rritje dhe deri në përfundim të afatit të saj pritet që rezultatet të jenë më të larta. Gjithashtu, z.ministri Rushaj ka pohuar se nuk do të ketë asnjë shtyrje afati për amnistinë, duke iu përgjigjur kështu një kërkesës së kryetarit të Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Nikolin Jaka, i cili pak ditë më parë propozoi shtyrjen e afateve ligjore për amnistinë edhe për 6 muaj të tjerë. Kështu, deri më tani legalizimi i parave cash nga individët dhe personat fizikë tregtarë rezulton me një vlerë 400 milionë lekë, nga të cilat është marrë tatim në burim për legalizimin e shumës në të holla nga individët (3%) shuma prej 11,9 milionë lekë. Nga pasuria e paluajtshme e rivlerësuar e bizneseve rezultojnë 14 milionë lekë, nga të cilat bizneset kanë paguar vetëm 3% të kësaj shumë, rreth 418 mijë lekë. Rushaj tha se individët kanë qenë më të interesuar për rivlerësimin, pasi kanë aplikuar më shumë se 4 mijë persona. Shuma totale e pasurisë së rivlerësuar është 30 miliardë lekë, për të cilat individët kanë paguar vetëm 300 milionë lekë, ndërsa 2.7 miliardë lekë u janë falur. Kështu që janë rreth 35 miliardë lekë të legalizuara deri tani. Ndërsa nga ecuria e ligjit të faljes për administratën tatimore, rezulton se në total nga ana e komisioneve të Faljes janë falur 44 734 raste në vlerën 3.6 miliardë lekë. Nga ana e biznesit është paguar shuma prej 35,3 milionë lekë, për 448 raste. Për borxhet deri në vitin 2008, biznesit të madh i është falur shuma 2.5 miliardë lekë, për 4 870 raste. Biznesit të vogël i është falur shuma 387 milionë lekë, për 14 860 raste dhe individëve u janë falur 214,7 milionë lekë, për 5 317 raste. Për borxhet tatimore të vitit 2009 janë falur 2 013 raste në vlerën 70.8 milionë lekë dhe është bërë pagesa e tatimit për 39 raste në vlerën 812 mijë lekë. Ndërsa për borxhet e vitit 2010 janë falur 3 446 raste në vlerën 87.8 milionë lekë dhe është bërë pagesa e tatimit për 149 raste në vlerën 15 milionë lekë. Gjithashtu edhe administrata doganore paraqitet me një bilanc të kënaqshëm për faljen fiskale. Në total janë falur 10.7 miliardë lekë detyrime doganore, nga të cilat kanë përfituar 1 456 biznese dhe janë paguar 18,6 milionë lekë. Për borxhet deri në vitin 2008 janë falur 10.6 miliard lekë për 1 703 raste. Për borxhet e vitit 2009 janë falur 25.5 milionë lekë për 63 raste. Gjithashtu janë paguar 3.5 milionë lekë nga 29 subjekte. Për borxhet e vitit 2010 janë falur 97 milion lekë për 71 subjekte, ndërsa janë paguar 15.1 milionë lekë nga 21 subjekte. Për automjetet janë zhdoganuar 1 068 të tilla, për të cilat janë paguar 220 milionë lekë, duke përfituar faljen e po kësaj shume. Nga borxhi tatimor dhe ai doganor janë rreth 14 miliardë lekë të falura deri tani.
Depozitat e individëve
U falën 400 milionë lekë
Tatimi 3%
Arkëtimi në buxhet 11,9 milionë lekë
Rivlerësimi i banesave
Biznesi
U falën 14 milionë lekë
Tatimi 3%
Arkëtimi në buxhet 418 mijë lekë
Individët
Përfituan 4 000 individë
U rivlerësuan 30 miliardë lekë
U falën 2.7 miliardë lekë
U arkëtuan në buxhet 300 milionë lekë
Falja tatimore
Përfituan 44,734 raste
U falën 3.6 miliardë lekë
Arkëtimi i në buxhet 35,3 milion lekë
Për borxhet deri në vitin 2008:
* Biznesit të madh i është falur shuma 2.5 miliardë lekë, për 4 870 raste
* Biznesit të vogël i është falur shuma 387 milionë lekë, për 14 860 raste
* Individëve u janë falur 214,7 milionë lekë, për 5 317 raste
Për borxhet e vitit 2009:
Janë falur 2 013 raste në vlerën 70.8 milionë lekë dhe është bërë pagesa e tatimit për 39 raste në vlerën 812 mijë lekë.
Për borxhet e vitit 2010:
Janë falur 3 446 raste në vlerën 87.8 milionë lekë dhe është bërë pagesa e tatimit për 149 raste në vlerën 15 milionë lekë .
Falja doganore
Përfituan 1 456 biznese
U falën 10.7 miliardë lekë
U arkëtuan në buxhet 18,6 milionë lekë
Për borxhet deri në vitin 2008:
Janë falur 10.6 miliardë lekë për 1 703 raste (1 327 subjekte)
Për borxhet e vitit 2009:
Janë falur 25.5 milionë lekë për 63 raste (58 subjekte)
Janë paguar 3.5 milionë lekë nga 42 raste (29 subjekte)
Për borxhet e vitit 2010:
Janë falur 97 milionë lekë për 111 raste (71 subjekte)
Janë paguar 15.1 milionë lekë nga 26 raste (21 subjekte)
Për automjetet:
Janë zhdoganuar 1 068 automjete, për të cilat janë paguar 220 milionë lekë, duke përfituar faljen e po kësaj shume.