E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kthimet" triumfon n’ZagrebDox

ZagrebDox ka shpallur filmat fitues. Vula e Madhe për filmin më të mirë të festivalit në konkurrencën ndërkombëtare iu nda filmit të shkurtër polak “Kthimet” të autorit Krzysztof Kadlubowski.

Në vetëm shtatë minuta ky film bardhë e zi i sjellë të gjitha , fotografia pa fjalë e rrëfen gjithë tregimin, që flet për ceremoninë e varrimit shtetëror në aeroportin e Varshavës, pa pasur nevojë për retorikën që do të sqaronte ngjarjen, thuhet në arsyetimin për ndarjen e shpërblimit.

Nga ana tjetër, Vula e Madhe për film,in më të mirë në kategorinë e filmit rajonal i takoi filmit boshnjak “Jedan Dan na Drini” (Një Ditë në Drinë), të autores Ines Tanovic, të cilin juria e vlerësoi si një kryevepër që jo vetëm e portretizon historinë tragjike të luftës në BeH, por edhe dëshmon për pasojat shokuese të të gjitha luftërave.

Vulën e Vogël për filmin më të mirë në kategorinë e autorëve me moshë deri në 35 vjet, e fitoi filmi tragjikomik danez “Amaneti”, i Christian Sonderby Jepsen, i cili flet për tre vëllezërit që trashëgojnë një pasuri nga gjyshi i tyre, në të cilin, sipas asaj që thuhet në arsyetim, autori arriti që në mënyrë shumë reale të shkrijë rrëfimin përmes personazheve.

Shpërblimi "Movies that Matter", për filmin që më së miri i promovon të drejtat e njeriut, iu nda filmit meksikan "Vendi im i Vogël", i Tatiana Huezo, i cili flet për jetën e banorëve të një qyteze në zonën rurale të Salvadorit, në fund të luftës qytetare atje.

Shpërblimin special të jurisë në këtë kategori e mori filmi gjerman “Kohë e Keqe”, i Giovanni Giommi, që flet për Gjirin e Bengalit, ku për shkak të qasjes origjinale dhe gjetje së dinjitetit njerëzor në vendet më të jashtëzakonshme, operon një bordel me afro 60 prostitute.

"Shpërblimi për Gjeneratën Time", të cilin sivjet e ndau drejtori i festivalit ZagrebDox, Nenad Puhovski, i takoi autorit të filmit holandez të xhiruar me telefon celular, "Njerëzit si të Cilët Mund të Bëhesha, e Mbase edhe Jam si Ata”, i Boris Gerrets, sepse filmi i tejkalon kufijtë mes vizuelitetit të rafinuar dhe teknologjisë së thjeshtë, mes faktografikes dhe fiktives, dhe mes shikuesit dhe të shikuarit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›