Rasti Timoshenko, BE e zhgënjyer me Kievin

Bashkimi Evropian shtë shprehur “thellësisht i zhgënjyer” nga refuzimi i kërkesës së ish-kryeministres Julia Timoshenko kundër dënimit shtatëvjeçar me burgim, nën akuzat për shpërdorim detyre.
“Kemi parë me keqardhje rezultatin e shqyrtimit nga ana e gjykatës më të lartë të Ukrainës për rastet civile dhe kriminale. Jemi thellësisht të zhgënjyer me pasojat e situatës, pasi dy liderë të rëndësishëm të opozitës janë privuar nga pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare, për shkak të gjykimeve që nuk respektojnë standardet ndërkombëtare”, ka thënë Majkëll Man, zëdhënës i shefes për politikë të jashtme të BE-së, Kethrin Eshton.
Më 17 gusht, Kievi ka dënuar me dy vjet heqje lirie ish-ministrin e brendshëm të Ukrainës, Juri Lutsenko
Bashkimi Evropian ka shtyrë nënshkrimin e marrëveshjeve për marrëveshjen me Ukrainën dhe për zonën e tregtisë së lirë, për shkak të rastit Timoshenko.
Timoshenko ka thënë se është viktimë e një hakmarrjeje politike të presidentit Viktor Janukoviç, i cili e ka mposhtur atë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2010.
Ish-kryeministrja është dënuar në vjeshtë të vitit të kaluar.