E Diel, 1 Nëntor 2026

Amy Winehouse i zhgënjen serbët

Fituesja e çmimit Grammy, këngëtarja britanike Amy Winehouse, është fishkëllyer në Beograd, mbrëmjen e së shtunës nga fansat e saj, të cilët kanë protestuar për vonesën në nisjen e koncertit përreth një orë dhe largimin e papritur të saj nga skena. Nga Express më 20 qershor 2011 në ora 10:40

Mediat lokale serbe kanë raportuar për një audiencë prej 20 mijë vetave, të cilët u zemëruan nga paraqitja e dobët e saj dhe çmimin shumë të lartë të biletës, ndërsa jo pak prej tyre u larguan para se koncerti të përfundonte.

Adhuruesit e saj kanë paguar rreth 57 dollarë për një biletë, ndërsa rroga mesatare në Serbi është 428 dollarë në muaj.

Në një rast, këngëtarja është habitur kur i ka përshëndetur adhuruesit e saj. “Përshëndetje Athinë” u është drejtuar ajo të pranishmëve në Beograd, duke e gabuar kryeqytetin serb me atë të Greqisë.

Për pothuajse 90 minuta, Amy ka mërmëritur teksa përpiqej të këndonte këngët e saj, para se të pengohej në skenë dhe të hidhte mikrofonin në tokë. Menjëherë më pas, ajo ka lënë skenën bashkë me grupin e saj, duke bërë që publiku të vërshëllente për të shprehur pakënaqësinë.

Koncerti, i cili u mbajt në një fortesë të shekullit VI në Beograd, ka qenë paraqitja e parë e Winehouse në kuadër të turit të saj evropian.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›