E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Hanna’ në ABC

Në Kinemanë ABC, sot (e hënë) shfaqet premiera e filmit ‘Hanna’. Filmi, i cili i takon zhanrit dramë triler, sjell para adhuruesve kosovarë bukuroshen Cate Blanchett. Nga Express më 20 qershor 2011 në ora 10:37

E rritur nga babai i saj, një ish pjesëtar i CIA-s, Hana është rritur në Finlandë. Ajo është edukuar të bëhej vrasëse.

Pika e kthimit ndodh në adoleshencën e saj. Atë e dërgon babai nëpër Evropë në një mision. Ajo është vazhdimisht në ndjekje të disa agjentëve. Duke iu afruar cakut të saj, Hana ballafaqohet me zbulesa të jashtëzakonshme për jetën e saj dhe për njerëzinë e saj.

Me pak fjalë, ky është subjekti i filmit “Hanna”, i cili do të shfaqet premierë në Kinemanë ABC, nga dita e hënë 20 qershor.

Filmi i zhanrit dramë triler, i cili zgjat një orë e 51 minuta, sjell para publikut kosovar një kast të shkëlqyeshëm të aktorëve, ku në rolet kryesore janë Saoirse Ronan, Eric Bana, Cate Blanchett, Tom Hollander, Olivia Williams etj. Regjinë e filmit e ka bërë regjisori Joe Wright.

Filmi ‘Hanna’, në Kinemanë ABC, do të shfaqet në tri termine: në ora 18:00, 20:00 dhe 22:00.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›